Rinumërimi në Prishtinë dhe Prizren pritet të nisë sot
Sot pritet të fillojë rinumërimi i votavekomunën e Prishtinës, Prizrenit dhe disa vendvotime në Rahovec e Dragash.

Ende nuk është vendosur koha e rinumërimit nga KQZ, ndonëse pritet që njëherë të shqyrtohen ankesat e bëra për këtë vendim.
Lëvizja Vetëvendosje dje ka reaguar për këtë vendim të PZAP-së i cili më pas u miratua edhe në KQZ. VV tha se ky është një vendim i paprecedent.

Ndërsa Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot do t’i drejtohet Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së dhe KQZ-së për rinumërim të votave në Prishtinë.

Ai ka thënë se ankesën do ta dorëzojë në ora 10:00, ndërsa, gjykatës i mbetet një afat prej 72 orëve që të kthej përgjigje

Dje në qendrën e numërimit të votave u numëruan votat me kusht dhe post në disa komuna, ku pati edhe përmbysje të rezultatit, si në komunën e Istogut dhe Kllokotit.

Ndërsa votat me kusht dhe post për komunën e Prishtinës, Prizrenit pritet të numërohen pas rinumërimit të votave në të gjitha vendvotimet në këto dy komuna.
Shtuar më 24/11/2017, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori