Rinis sot procesi gjyqėsor ndaj Ramush Haradinaj
Sot nė Gjykatėn e Hagės do tė nisė sėrish procesi gjyqėsor kundėr ish kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj. Nė procesin gjyqėsor qė do zhvillohet sot dhe nesėr, do tė gjykohen edhe dy bashkėluftėtarėt e Haradinajt, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Nė seancat pėrmbyllėse, Prokuroria dhe Mbrojtja do tė thonė fjalėn pėrfundimtare, pėr t`i lėnė pastaj kohėn pėr rreth dy muaj trupit gjykues qė tė marrė njė vendim pėrfundimtar pėr kėtė rast. Vendimi pėrfundimtar pritet tė merret nė fund tė muajit gusht ose gjatė muajit shtator.

Haradinaj ėshtė kthyer nė Tribunalin Ndėrkombėtar pėr krime lufte nė ish Jugosllavi, mė shumė se njė muaj pasi qė Tribunali vendosi ta lirojė pėrkohėsisht atė.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen pėr “vrasje, torturė dhe trajtim mizor, si krime qė bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftės”.

Gjatė qėndrimit disa javor nė Kosovė, Haradinaj shoqėrohej nga Policia e Kosovės dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atė nėn masa tė rrepta qė nėnkupton lėvizje tė kufizuar dhe qė tė mos ketė asnjė pėrfshirje nė veprimtari politike apo dalje publike.

Ramush Haradinaj ėshtė shpallur i pafajshėm nė prill tė vitit 2008, por Gjykata e Hagės vendosi pėr njė rigjykim tė pjesshėm, i cili filloi nė korrik tė vitit 2010. Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen pėr vrasje, torturė, si dhe pėr krime qė bien ndesh me ligjet e luftės.
Shtuar më 25/06/2012, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?