Rinis rinumërimi i votave në QNR
KQZ e Kosovës
Në Qendrën e Numërimit të Votave dhe Rezultateve (QNR) , pas ndërprerjës për shkak të festës së Vitit të ri, sot pritet të rifillojë rinumërimi i votave në 40 për qind të vendvotimeve. Të dyshuara për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Më saktësisht, sipas zyrtarëve të KQZ-së rinumërimi do të nis në orën 14.

Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se deri tani janë rinumëruar 543 vendvotime, nga 760 vendvotimet e parapara.

Pitet që deri të martën, më 4 janar, të përfundojë procesi i rinumërimit të votave.

Pas përmbylljes së këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) menjëherë pritet të komunikojë rezultatet e partive politike, duke mos përjashtuar edhe vendimin për përsëritjen e votimeve në komuna plotësuese.
Shtuar më 02/01/2011, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori