Rikthehet Guns N'Roses II
Anëtari i Kryesisë së LDK'së Lutfi Haziri në një intervistë për Express shprehet se Lideri i LDK'së nuk e ka përjashtuar bashkëqeverisjen me Partinë e Hashim Thaçit, pasi fillimisht Isa Mustafa pret që t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Duke mbështetur deklaratën e kreut të LDK-se Isa Mustafa se nuk përjashtonte koalicionin më PDK'në, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Haziri nuk e perjashton një koalicion te tille.


"Në radhë të parë më lejoni të flas për qëllimin e tij. Qëllimi i tij, është që LDK t'i fitojë zgjedhjet dhe të dalë parti e parë, që ia jep mundësinë vetës që për herë të parë me qeverisë vetë, me Kryeministër të LDK'së dhe me dal prej radhëve të historisë. Sepse unë jam përfaqësuesi më i lartë që kam qenë Zëvendëskryeministër në Qeveri. Ky është qëllimi kryesor, i cili nuk pa pësuar kurrfarë metamorfoze. Mospërjashtimi i PDK'së është qëndrim racional, që Kryetari i LDK'së e ka në një ambient ku pamundësohet funksionimi i shtetit ose pamundësohet zgjedhje politike tjetër si dhe impononte një koalicion të ardhshëm Guns N'Roses II. Fillimisht e kam quajtur koalicion Kuq e Zi, kur ka qenë çështja e statusit politik të Kosovës" shprehet Haziri. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori