Rikthehen tabelat KS
Autoritetet në Prishtinë, zotohen se nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë implementimi i marrëveshjeve të arritura në mes palës kosovare dhe asaj serbe për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërkaq nga 20 nëntori do të nisë zbatimi i marrëveshjeve tjera shkruan Zëri.

Pavarësisht tensioneve në veriun e Kosovës, qeveritarët kosovarë janë të përkushtuar që të rinisin dialogun teknik me Serbinë javën e dytë të nëntorit, derisa analistët në Prishtinë dhe opozita tërheqin vërejtjen se s’ka kuptim që të vazhdohet me bisedime të tilla, derisa serbët vazhdojnë me barrikada në pjesën matanë lumit Ibër. Qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë do të mundë të lëvizin lirshëm nga njëri vend në tjetrin që nga 1 nëntori.

Pikërisht grupet e ekspertëve të palës kosovare dhe asaj serbe janë pajtuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për kthimin e dokumenteve kadastrale dhe lëvizjen e lirë.

Sipas zëvendëskryeministres kosovare, Edita Tahiri, e cila edhe udhëheq dialogun teknik me Beogradin, nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë të implementohet marrëveshja e parë e arritur në Bruksel më 2 korrik, për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ku do të dalin nga përdorimi të gjitha tabelat e automjeteve ilegale serbe që përdoren në Kosovë.

Shtuar më 24/10/2011, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori