Rikthehen reshjet e shiut, si do të jetë java e parë e shtatorit në Kosovë
Shtatori pritet të fillojë me ulje temperaturash, rikthehen vranësirat e reshjet e shiut.

Nesër do të marrë mot i nxehtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata diellore. Pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në lindje dhe jug të vendit.

Temperaturatvise të ulëta do të luhaten ndërmjet 17 deri 30 gradë Celsius, e në vise malore 14-24 gradë Celsius. Fillimisht do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi, e pasdite dhe në mbrëmje nga verilindja me shpejtësi 6-14m/s.

Pasnesër do të jetë më freskët dhe pa reshje, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale diellore. Temperaturatvise të ulëta do të luhaten nga 12 deri 26 gradë Celsius, e në vise malore 9-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e enjte do të ketë më shumë diell dhe pa reshje, ndërsa temperaturat do të luhaten brenda vlerave mesatare, e në fundjavë me tendencë rritjeje.
Shtuar më 31/08/2020, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori