Edhe sot kanë vijuar
pritjet dhe radhët e
gjata në pikëkalimin kufitar
Merdare, mes Kosovës dhe Serbisë.
Momentalisht dhe përgjatë gjithë ditës, radhët kanë qenë shqetësuese në kufirin e dy shteteve, raporton noa.al.
Departamenti i Policisë
Kufitare të Kosovës, informon se deri në mesditë, pritejt kanë qenë me orë të tëra nga të dyja anët, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, dhe radhët janë të
gjata nga 200-300 metra.
Në bazë të informacioneve të pohuara nga qytetarët, e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe, të cilat në mënyrë të qëllimshme po provokojnë situatë të rënduar në kufi.
Në pikëkalimet e tjera
kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të
gjata, për këtë arsye Policia
Kufitare i sugjeron qytetarët nëse munden të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet e tjera
kufitare dhe të shmangin
pritjet në
Merdare.
Shtuar më 04/08/2012,
ora 17:49