Rikompletohet EULEX-i
EULEX më në fund ka zgjedhur kryeprokurorin e misionit dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, pozita këto që tash e sa muaj janë me ushtrues detyre. Lajmin e kanë konfirmuar për “Zërin” zyrtarë të EULEX-it, të cilët nuk kanë dashur të tregojnë se kush është kryeprokurori i ri i EULEX-it, por vetëm kanë bërë të ditur se ai shumë shpejt do të arrijë në Kosovë.

Shefi i zyrës për informim të EULEX-it, Nicholas Hawton, ka konfirmuar përzgjedhjen e kryeprokurorit që do të menaxhojë të gjithë prokurorët evropianë që punojnë në Kosovë.

Hawton, ndërkaq, ka bërë të ditur se kryeprokurore e Prokurorisë Speciale do të jetë danezja Signe Justesen. “EULEX ka përzgjedhur shefi n e ri të zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ajo është Signe Justesen me rreth 30 vjet përvojë pune në sundimin e ligjit në Danimarkë”, ka thënë Hawton.
Shtuar më 27/01/2012, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori