E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Rikallo nuk jep zgjidhje për prodhuesit e mjedrave
Prodhuesit e mjedrave e ngritën vazhdimisht shqetësimin e tyre për çmimin e ulët që ato kanë këtë vit në treg, e ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo mbajti disa takime, e premtoi se do veprojnë.

Tashmë, ai është dorëzuar. Kur koha e mjedrave po kalon, ai thotë se nuk kanë ndonjë zgjidhje për këtë çështje. Thotë se do mundohen, por sa i përket çmimit të tyre në treg, i ka prerë shpresat e prodhuesve.

Rikallo, ka thënë se çmimin e mjedrave e cakton tregu, dhe sipas tij, janë duke u munduar që t’i zgjidhin kërkesat e prodhuesve, e që njëra prej këtyre mënyrave është nënshkrimi i marrëveshjes me USAID-in për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, konkretisht për zinxhirin e vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.

“Puna në zhvillimin e sektorit të mjedrave, ndihma në këtë vit të rëndë po mundohemi të zgjedhim në shumë mënyra dhe kjo sot që kemi nënshkruar është një ndër to. Prodhuesit fermerë që merren me mjedra dhe që marrin subvencione nga 400 euro (për një hektarë) kanë me marrë ose kanë me u paguar së shpejti. Në bashkëpunim me qendrat grumbulluese do të ndihmojmë që prodhimet e tyre që mblidhen të jenë sa më kualitative dhe të shkojnë në shitje më shpejt.

Çmimin e këtyre produkteve nuk e cakton Qeveria ose Ministria, çmimin e përcakton tregtia, ne në mënyra të ndryshme mundemi me ndihmuar, por për çmim që e cakton dikush tjetër nuk mundemi”, ka thënë ministri Rikallo.
Shtuar më 08/08/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori