Rihapet kufiri Kosovë-Maqedoni
Hapet kufiri dhe normalizohet gjendja Kosovë-Maqedoni. Edhe pse me 23 minuta vonesë të shkaktuara nga pala maqedonase, kufiri mes Maqedonisë dhe Kosovës është hapur ndërsa ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, pikën kufitare së pari e ka kaluar zv. Kryeministrja e Kosovës Mimoza Kusari-Lila, njofton gazetari i Portalit Albeu.

Ndërkohë në anën tjetër të kufirit, zv.kryeministren e Kosovës e ka pritur ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, i cili së bashku me ministren Kusari-Lila, ishin në kufi për të verifikuar nga afër rikthimin në normalitet të qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në mes Maqedonisë dhe Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 01:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori