Parashikimi i motit për datën 9 qershor 2022

Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 24°C

në zona e ulëta 13 deri 29°C

në zona bregdetare 16 deri 29°C


Shtuar 9.06.2022 07:17