Rezoluta për dialogun me Serbinë,LDK: Propozimi, i paqartë
Arben Gashi
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se projekt-rezoluta e propozuar nga PDK-ja nuk ka të bëjë me bisedimet me Serbinë, por me një qasje të re në aspektin e komunikimit me Serbinë.

Arben Gashi, deputet i LDK-së tha se në këtë mënyrë Kosova në njëfarë forme po i kërkon falje Serbisë, në vend se të ndodhte e kundërta. Ai tha se LDK-ja është në proces të vendimmarrjes, ndërsa propozimin e quajti të parakohshëm.

“Propozimi është i paqartë dhe i parakohshëm, sepse një propozim për një marrëveshje të përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, i njëanshëm, besoj se është i ngutshëm dhe i panevojshëm sepse në këtë rast Kosova nuk është agresori, por është Serbia dhe duhet t’i propozojë Kosovës një traktat të përmirësimit të marrëdhënieve si rezultat i represioneve dhe gjenocidit që ka bërë në Kosovë”, tha Gashi për Radio Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori