Rezoluta me rëndësi për Luginën
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për mediat serbe se miratimi i Rezolutës për Luginën e Preshevës nga Parlamenti i Kosovës është tejet i rëndësishëm.

Sipas tij, ndodh për të parën herë që Republika e Kosovës të merret në mënyrë institucionale me përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë, transmeton "Presheva Jonë".

Mustafa gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e trysnisë nga faktori ndërkombëtar që duhet t`i bëjë Beogradit sikurse që bënë për serbët e Kosovës.

“Duhet bërë trysni po ashtu edhe për lirimin e të burgosurve shqiptarë si dhe për pozitën e arsimimit të e shqiptarëve, në hapjen e fakulteteve ne gjuhën shqipe”, ka thënë Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori