Rezoluta, me dy qëllime
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti” ka thënë se ekziston një unitet i madh i udhëheqjes serbe për platformën e rezolutën dhe se tani me tërë forcën po ecet drejt dy qëllimeve: zgjidhjen afatgjate të çështjes së Kosovës dhe për integrimin në BE.



"Në platformë është propozuar një lloj autonomie e komunave serbe, përkatësisht bashkësi e komunave serbe. Ato duhet të kenë kompetencat e veta burimore. Serbia deri më tash këtë kurrë s’e ka bërë. Është dashur të punohet më herët për formimin e kësaj autonomie, e tani ajo që është bërë aty dhe gjendet. Kemi ardhur në situatën që dikush tani të kërkojë ta heqim e nuk dihet se organe të kujt janë dhe kujt do t’i përkasin”, ka shtuar Daçiq, transmeton koha.

Sipas tij Serbia në javën që vjen e emëron oficerin për ndërlidhje në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2013, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori