Rexhepi takohet me përfaqësues të delegacionit hungarez
Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi zhvilloi në takim një delegacion parlamentar nga Hungaria, anëtarë të komisioneve të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Kuvendit Kombëtar Hungarez, të kryesuar nga Csampa Zsolt, nënkryetar i Komisionit të Mbrojtjes.


Gjatë këtij takimi Rexhepi theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtarë sa i përket pjesës së Ballkanit.

Ndërkaq nënkryetari i komisionit të MbrojtjesKuvendit Kombëtar të Hungarisë, Csampa Zsolt, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve e cilësoi të një rëndësie të veçantë, posaçërisht atë sa i përket bashkëpunimeve për ngritjen e nivelit të luftimit të krimit të organizuar dhe shfaqi gatishmërinë për të ofruar përvojën hungareze në këtë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori