Rexhepi: I vendosur për të ndaluar targat serbe
Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se do të bllokohen të gjitha targat e vjetra serbe të automjeteve që qarkullojnë në Republikën e Kosovës. Ai është shprehur i vendosur për të zbatuar vendimin për ndalimin e targave të reja serbe me inicialet e qyteteve të Kosovës.

“Po ashtu, nëse Serbia pranon targat tona, edhe ne do t`i pranojmë ato serbe, nëse nuk i njeh, ne do të ndalojmë ato serbe të qarkullojnë nëpër Kosovë”, është shprehur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës në një intervistë për të përjavshmen beogradase “NIN”.

Ai ka thënë se do të ndalohen edhe targat e vjetra serbe dhe është caktuar afati deri kur mund të jenë në përdorim.
Shtuar më 02/03/2011, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori