Rexhepi: Gani Geci mund të jetë në Kosovë
Pëlqej
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhpi tha se Gani Geci mund të jetë në Kosovë dhe mund të mos ketë ikur jashtë shtetit.

Ai tha se deklarimet e familjarëve të tij se Geci ka ikur jashtë Kosovës, nuk janë të logjikshme.

Sipas ministrit, në ditën kur ka ndodhur vrasja e Ruzhdi Shaqirit, zyrtarët në kufi kanë qenë në krye të detyrës.

Këto komente ai i bëri pas një ceremonie të dorëzimit të mjeteve për sigurimin e kufirit nga ambasada amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori