Ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë së Kosovës po presin që t’u shkojë kërkesa zyrtare nga Komisioni për Siguri dhe Punë të Brendshme i Kuvendit të Kosovës, në lidhje me
ngjarjet e 17 dhe 18 tetorit.
Ministri Rexhepi tha të dielën për
Express se sigurisht që do të japin raport për
ngjarjet, por njëherë duhet të presin kërkesën zyrtare.
“Si ta marrim kërkesën në mënyrë zyrtare ne jemi të gatshëm për raport”, tha shkurt
ministri Rexhepi pa komentuar asgjë në lidhje me
ngjarjet. Njëjtë si
Rexhepi është përgjigjur edhe drejtori Shpend
Maxhuni. “Ne ende nuk kemi marrë asgjë zyrtare nga Komisioni. Në momentin që e marrim ne do ta bëjmë edhe raportin”, tha
Maxhuni për
Express.
Më 17 tetor Lëvizja “Vetëvendosje” kishte organizuar protestë në shenjë kundërshtimi të nënshkrimit të kontratës për shitjen e Distribuimit të KEK. Këtë ditë policia kishte arrestuar 62 persona në mesin e të cilëve disa janë lënduar.
Shtuar më 22/10/2012,
ora 10:12