Rexhepi: Do ta zhdukim ekstremizmin në bashkëpunim me Bashkësinë Islame
Pëlqej
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi u shpreh se arrestimet që janë bërë sot, ku u vunë në pranga 40 persona që kanë luftuar në Siri dhe në Irak, nuk është rastësor, por është zhvilluar pas disa muajsh hetime.

Ai tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të zhdukin ekstremizmin fetar në vend, transmeton RTK.

Rexhepi shtoi se pret edhe nga Bashkësia Islame bashkëpunim, pasi veprimet e pjesëtarëve të ISIS nuk kanë të bëjnë aspak me parimet e fesë islame.

Bajram Rexhepi ka vlerësuar se 40 personat që u arrestuan po merren në pyetje. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori