Rexhepi: Askush nuk na ndalon të vendosim rendin
Askush nuk mund të ndalojë vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin ne verivendit, u shpreh ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në një intervistë për mediat kosovare, Rexhepi tha se çështja e barrikadave nuk do të ketë sukses. Ndërkohë trupat e KFOR-it në Kosovë kanë zgjeruar zonën e sigurisë në pikën kufitare të Jarinjes, ku dhe kanë hequr një barrikadë të vendosur nga banorët serbë.

Serbët lokalë që përbëjnë shumicën e veriut të Kosovës vijojnë të kundërshtojnë me aksione të paprera vendosjen e doganierëve të Kosovës në dy pikat në verivendit, 1 dhe 31, që erdhi për shkak të hyrjes në fuqi në 16 shtator të marrëveshjes për vulat doganore. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori