Rexhep Selimi në Vetëvendosje!
Pëlqej
Rexhep Selimi
Njëri nga udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi është bashkuar me Lëvizjen "Vetëvendosje" dhe do të jetë në listën për deputet të këtij subjekti për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.

Aderimi i Selimit në lëvizjen e Albin Kurtit është bërë i ditur të mërkurën gjatë një debati që këta të dy po mbajnë në Prishtinë.

Kohën e fundit në “Vetëvendosje” kanë kaluar figura të shquara të lëvizjes patriotike e atdhetare, si dhe intelektualë të shumë, madje edhe deputetë të cilët deri më tani kanë qenë nëpër partitë tjera.

Komandant Rexhep Selimi është njëri nga nismëtarët e luftës çlirimtare dhe personi që bëri paraqitjen e parë publike të UÇK-së në vitin 1997 në Llaushë të Skënderajt.
Shtuar më 10/11/2010, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori