Revoltohet Krasniqi: Serbia përmes Gjuricit po kërcënon
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, është shprehur se në lidhje me kërcënimet e Marko Gjuricit, fajin për këtë e kanë kryetari dhe i kryeministri i Kosovës (me fusnotë), të cilët në vend që t’i vazhdonin bisedimet teknike siç kërkonte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këta i vazhduan bisedimet politike për çështje të brendshme te Kosovës.

Në lidhje me kërcënimin e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjurici me kompani kërcënojnë, pasi nga shumë gjenocidet e ushtruara nga paraardhësit e tij mbi shqiptarët, gjatë më shumë se një shekulli “nuk ju ka hyrë asnjë therë në këmbë?!”

Postimi i plot i Krasniqit:

SERBIA PERMES GJURIQIT PO KËRCËNON?!

Faji për ketë është i Kryetarit dhe i Kryeministrit te Kosovës (me fusnotë), të cilët në vend që t’i vazhdonin bisedimet teknike siç kërkonte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këta i vazhduan bisedimet politike për çështje të brendshme te Kosovës! Natyrisht që nga këto bisedime më shumë se te komprometuara e të pa përfunduara (fundi nuk ju dihet), Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të dilte e fituar. Prandaj, Gjuric-i e kompani, kërcënojnë. Kërcënojnë se nga shumë gjenocidet e ushtruara nga paraardhësit e tij mbi shqiptarët, gjatë më shumë se një shekulli, nuk ju ka hyrë asnjë therë në këmbë?!

Për ketë kanë merita të parët e Kosovës (me fusnotë), të cilët gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk e kanë forcuar shtetin, por e kanë degraduar skajshmërisht. Natyrisht i kanë forcuar ekonomit e tyre familjare! Këtu nuk mund t’i mashtrojë askush!

Ah, sikur të punonin kështu edhe për shtetin – Republikën e Kosovës, si punuan për vete!

Me këta njerëz nuk mund të ketë ndryshime, por mund të priten …. ! (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori