Putin nuk njeh kufij: Personeli amerikan në Ukrainë është një objektiv legjitim ushtarak

Personeli amerikan i dërguar në Ukrainë është një objektiv legjitim ushtarak, ka thënë ministria e jashtme ruse.

“SHBA duhet të tërheqë pajisjet ushtarake amerikane dhe të NATO-s nga Ukraina për të de-përshkallëzuar “konfrontimin e saj të thelluar” me Rusinë”, i tha ministria ambasadores amerikane në Moskë, Lynne Tracy.

Ministria tha se SHBA ishte “palë në konflikt” dhe kjo u demonstrua nga mbështetja e saj ushtarake për Ukrainën në një thirrje zyrtare të ambasadores.

Tracy-t iu tha se SHBA duhet të ndërpresë “aktivitetin anti-rus”, sipas asaj që vetë ministria ka postuar në Telegram. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 13:18