Reshjet e dendura të shiut, Gjilani aktivizon mekanizmat e urgjencave
Pas reshjeve të pandërprera të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar mekanizmat e emergjencave, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve për çdo rast.

Përmes një komunikate për media, komuna e Gjilanit njofton opinionin se, “deri në këtë moment, situata pas reshjeve të shiut është stabile dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë për ndihmë nga ana e qytetarëve”.

Komuna e Gjilanit ka thënë se është në gjendje gatishmërie 24 orë dhe qytetarët për çdo eventualitet mund të kontaktojnë numrat kujdestar që janë: 112, 193, dhe +37744146738. /albeu.com/

Shtuar më 30/11/2017, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori