Reshjet e dendura shkaktojnë dëme në Prishtinë
I gjithë territori i Kosovës është përfshirë nga reshje të dendura të cilat janë duke shkaktuar dëme, shkruan Albeu.com

parkingun që gjendet në rrugën "Simon Shiroka", afër stacionit të policisë "Qendra', mëngjesin e sotëm u dashtë intervenimi i zjarrfikëseve për të larguar një lis i cili kishte rënë mbi një automjet që gjendej në parkingun në këtë lagje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, ambulanca dhe zjarrfikësit të cilët prapa kamerave i kanë thënë Ekonomia Online, se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 07.30 të mëngjesit dhe për fat të mirë nuk u lëndua askush. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori