Reshjet e dëbores, janë të kalueshme të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit
Reshjet e borës gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Rahovecit nuk kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka bërë me dije se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga Komuna janë të kalueshme dhe në disa segmente të rrugëve është hedhur kripë për shkrirjen e dëborës.

Ai thotë poashtu se është në shërbim për pastrimin e borës dhe zhbllokimin e akseve rrugore. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori