Rendi i ditës në mbledhjen e qeverisë
Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Pas miratimit, ky program qeverisës pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.


Shtuar më 18/09/2017, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori