Rekord rastesh të reja me COVID-19, IKSHPK: Po shtohet rreziku për vatra të reja
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka deklaruar për mediat se rritja e numrit të rasteve është brengosës dhe se kjo sipas tyre është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

IKSHPK deklaron se që nga fillimi i lehtësimit të masave kanë gjurmuar raste të reja me COVID-19, dhe është shtuar rreziku i shpërthimit të vatrave të reja epidemike në disa komuna të Kosovës.

“Sot janë konfirmuar 281 raste të reja me COVID-19. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit te masave. Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mos respektimit të distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i plotë:

BARTJA E MASKAVE ËSHTË OBLIGATIVE!

Të nderuar qytetarë! Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Virusi është kudo! Virusi vret!


Auto Mita prezanton Renault Captur 2020 – dizajn të mahnitshëm, enterier të madh e çmim të volitshëm
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Mos e nënvlerësoni virusin!

Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.

Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!

Sot janë konfirmuar 281 raste të reja me COVID-19. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit te masave.
Shtuar më 28/10/2020, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori