Rekomandimet për UP ende nuk janë votuar në Kuvend
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rinisur punimet. Ajo ishte ndërprerë për rreth 30 minuta, pasi mungonin ministrat e Qeverisë së Kosovës të cilët duhet të paraqitnin projektligjet e sponzoruara nga ministritë që kryesojnë.

Ndërsa rekomandimet e debatit të djeshëm, nuk u votuan në seancëne sotme pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkohë Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, është shprehur se ministrat duhet të jenë patjetër në seancë plenare në mënyrë që të prezantojnë projektligjet e parashikuara për t'u diskutuar në rend dite. /albeu.com/


Shtuar më 07/02/2014, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori