Lëvizja e Re Demokristiane quhet partia më e re në Kosovë, e cila përmes një
komunikate për media ka bërë të ditur se i ka plotësuar të gjitha kërkesat e KQZ-së dhe se e njëjta është regjistruar dhe është e barabartë me subjektet tjera politike.
“Kërkojmë nga partitë parlamentare dhe KQZ-ja të jenë më të përgjegjshme dhe të angazhohen për ndryshimet e ligjeve
zgjedhore.
Ligji aktual zgjedhor është i pa përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë, në veçanti përqindja e cila parasheh 5% për kalimin e pragut
zgjedhor. Ky ligj është i qëllimshëm dhe i dëmshëm”, thuhet në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012,
ora 14:19