Regjistrohet edhe deputetja e fundit
Ka përfunduar sot procesi i regjistrimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së gjashtë.

Deputetja e fundit që iu nënshtrua kësaj procedure ishte Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Kuvendit, të 120 deputetët e Kuvendit i janë nënshtruar këtij procesi, i nevojshëm për administratën e Kuvendit.

Përfundimi i këtij procesi u bë një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të parlamentit.
Shtuar më 02/08/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori