Hapet xhamia e parë pas 50 vitesh pritje në Slloveni

Sot u inaugurua në Ljubljanë xhamia e parë në Sloveni duke kapërcyer kështu pengesat financiare dhe kundërshtimin e nacionalistëve, më shumë se një gjysmë shekulli pas depozitimit të kërkesës së parë të ndërtimit.

Xhamia është rezultat i një kërkese autorizimi, e paraqitur në vitet gjashtëdhjetë, kur ky vend alpin me dy milionë banorë ishte akoma pjesë e Jugosllavisë komuniste.

Fondet e nevojshme u grumbulluan vetëm 15 vjet më parë dhe kundërshtarët kanë apeluar më shumë se një herë për ta ndaluar projektin.

Pas besimit katolik që ka shumicën dërrmuese Islami është feja e dytë e këtij vendi që praktikohet nga 2,5% e popullsisë sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002.


Shtuar 3.02.2020 20:58