U kapën me lëndë plasëse në makinë, gjykata lë në burg tre të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për tre të arrestuarit gjatë operacionit “Binomi”, ku u kapën 4.6 kg lëndë plasëse në makinë.

Të dënuar me burg janë Barim Flora, Ardjan Gjoka dhe Jemin Flora.

Pas një hetimi njëmujor u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në fushën e trafikimit të armëve, lëndëve eksplozive dhe municioneve, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit.

Bazuar në këto prova, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, Durrës, në kuadër të operacionit “Binomi”, u bë kapja dhe arrestimi i këtyre personave. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Land-Rover Frilander”, me drejtues shtetasin Jemin Fora dhe pasagjerë shtetasit Blerim Flora dhe Ardjan Gjoka. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;
• 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol;
• 3 granata dore luftarake;
• 4 aparate telefoni celular.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Land-Rover Frilander”.

Po në funksion të procedimit penal të nisur një muaj më parë për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 14:01