Radu reagon ndaj komenteve për Vedat Muriqin

Mbrojtësi i Lazios, Stefan Radu ka përgënjeshtruar komentet e agjentit të tij me anë të një deklarate duke përgënjeshtruar komentet nga ai lidhur me Vedat Muriqin.Gjatë një emisioni në RAI 3, agjenti i Stefan Radu, Vincenzo Morabido ishte filmuar duke përqeshur sulmuesin e Lazios, Vedat Muriqi.

“Radu më thotë që ai mund ta markojë Muriqin me çorape në stërvitje sepse ai është aq i keq”, tha ai.

Por, ndaj këtyre komenteve ka reaguar vet Radu. Ai përmes një deklarate ka qartësuar pozicionin e tij lidhur me Muriqin.

“Si pasojë e komenteve të Vincenzo Morabidos gjatë programit të djeshëm, unë do të doja që kategorikisht të refuzoja çdo lidhje apo koment që ka të bëjë me bashkëlojtarin tim Vedat Muriqi”, tha Radu.

“Unë nuk sillem në këtë mënyrë, sidomos sipas sugjerimit të publikut që ajo çfarë kam bërë mund ta degradojë reputacionin tim. Prandaj, unë i kam angazhuar avokatët e mi që të merren me mbrojtjen e imazhit tim në gjyq”, përfundoi Stefan Radu.


Shtuar 8.06.2021 21:33