Sot katër viktima, si u zgjerua vatra e COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 678 mostra të marra në Kosovë, kanë rezultuar me koronavirus 57 raste.

Nndërkohë kanë humbur jetën katër pacientë 2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë dhe 611 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.


Shtuar 18.09.2020 13:14