Shantazhi i ri i Putinit në BE, Gazprom nuk rikthen rrjedhën e gazit nga Nord Stream 1

Një lloj lufte nervash me Evropën po zhvillohet nga Moska, e cila më herët njoftoi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të funksiononte normalisht, me burime të Gazprom që thanë se rifillimi i furnizimit me gaz do të fillonte të shtunën siç ishte planifikuar.

Megjithatë, raportet thonë se Gazprom pretendon se ka zbuluar gjatë testimit pas riparimit, ka shfaqur sërish probleme.

Prandaj, sipas të njëjtave informacione, gazsjellësi do të qëndrojë i mbyllur derisa të bëhen riparimet.

Deri më tani, kompania nuk ka dhënë një afat kohor se kur do të rihapet tubacioni.


Shtuar 2.09.2022 19:03