Ministri i
Punës dhe Mirëqenies
Sociale ka lajmëruar se nga sot Ministria e
Punës dhe Mirëqenies
Sociale ka nisur pagesat me rritje për disa kategori përfituese të pensioneve.
Sot i procesuam për pagesë
pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e
pensionit bazë,
pensionit familjar,
pensionit invalidor të
punës dhe
pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe
pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka thënë
ministri Reçica.
Si ministër i MPMS, ai thotë se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave
sociale dhe pensionale.
Shtuar më 22/02/2019,
ora 15:43