Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se UÇK është ngritur në këmbë që të fitojë PDK-ja.
Në këtë mënyrë, ai po lufton në distancë edhe ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më saktë Lutfi Hazirin.
Ky i fundit tha se PDK e ka mbajtur veten në këmbë me ushtarë të Ibrahim Rugovës.
“Sot u çue në këmbë UÇK’ja për të fituar e mira ndaj të keqes”, ka thënë Thaçi.
Ai në fund është shprehur se gjaku i luftëtarëve të UÇK-së ka vulosur edhe Ligjin për Veteranët.
Sipas tij, çdokush që ka marrë pjesë në luftën çlirimtare do të jetë pjesë e Ligjit për Veteranët. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2014,
ora 19:24