Politikani
serb që vuan prej muajsh në paraburgim, për shkak se dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve, ka folur sërish nga ambjentet e paraburgimit.
Ai është shprehur se arrestimi i tij është bërë "për të vënë ekuilibër" në mes shqiptarëve dhe
serbëve të arrestuar nga ana e EULEX-it.
"EULEX-it i duhet një “peshk i madh” nga
serbët për ekuilibër etnik në arrestime dhe në gjykime edhe pas raport të Dic Marttyt dhe paralajmërimit të formimit ë gjykatës speciale ", vlerëson Ivanoviç për "Danas".
Ivanoviç konsideron se moslënia e tij të mbrohet në liri, është një masë ndëshkuese që frikëson edhe
serbët e tjerë.
Ai ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, ku vlerëson se Lista Serbe duhet të hyjë në qeveri për të mbrojtur interesat e
serbëve që jetojnë në shtetin e Kosovës.
"Deri te zgjidhja e favorshme e vendeve të rezervuar, Asociacioni
serb i komunave,
siguria e
serbëve,
siguria juridike, kthimi dhe çështje të tjera, do të zgjidhen përmes bisedimeve e të gjata me shqiptarët, të huajt dhe ë kombinim e para se gjitha në koordinim me Beogradin zyrtar kushdo që të jetë në krye të Qeverisë" ka theksuar ai./albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014,
ora 11:02