Reagon Ymeri: Thaçi i ka punët mirë me Serbinë, ajo e bëri president
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka lëshuar sërish kritika ndaj kreut të shtetit Hashim Thaçi.

“I ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, paska deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin ‘Pronto’, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duket në publik”, ka deklaruar Ymeri.

Ai thekson se Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë, po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”, derisa sipas tij, ajo përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Serbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës ‘Srpska’ ai u bë president. Për të mos qenë kurrë i tillë”./Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori