Reagon VV pas vendimit të PZAP-së: Do të jemi me Albin Kurtin në zgjedhje, do bëjmë ankesë
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas
vendimit të PZAP-së, e cila mori vendim që ky subjekt politik të garoj me 5 deputetë më pak në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me
Albin Kurtin në zgjedhje.
"LV do të jetë me
Albin Kurtin në zgjedhje e me
Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e fake neës-t nuk mund ta hutojnë askënd.
#KREJTdheDREJT”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesi
ligjor i kësaj partie, Blerim Sallahu, ka thënë se brenda afatit
ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Superme kundër
vendimit.
“Brenda afatit
ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër
vendimit antikushtetues të PZAP-së.
Nuk do të ndalemi!", tha ai.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 16:31