Reagon VV pas refuzimit të ofertës nga Agim Veliu
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklarimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, kundër ofertës së fundit të LVV-së për bashkëqeverisje ndërmjet këtyre dy partive.

Manxhuka ka shtruar pyetjen se ‘çka duhet tjetër të bëjë Lëvizja Vetëvendosje [në mënyrë që LDK-ja të pranojë bashkëqeverisjen e LVV-në, v.j]’?”. “Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim”, ka thënë Manxhuka, zyrtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë të martën mbrëma se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është nënçmuese dhe “përpjekje e VV-së për pushtet absolut”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veliu ka deklaruar se përpjekjet e LVV-së për arritjen e koalicionit “janë të dështuara”.

“Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, ka shkruar Veliu në profilin e tij të rrjetit social Facebook.

Kreu i Komunës së Podujevës është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të fitojë pushtet absolut në vend përmes koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Shtuar më 14/01/2020, ora 23:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori