Barcelona e sheh si mundësi serioze Cavanin, gati të ofrojë 5 milion euro

Katalunasit duan me patjetër të sjellin një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit, por kanë probleme të mëdha financiare.

Cavani që momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi, ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë të mbetur me “Old Trafford” dhe nuk pritet të rinovojë kontratën.

Sipas Mirror, Barcelona e ka identifikuar uruguaianin si lojtari adekuat dhe janë duke përgatitur ofertë prej 5 milionë euro.

Inter Milan gjithashtu ka interesim për 34-vjeçarin, që ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje këtë sezon.

Por, futbollisti ka dëshmuar se është transferim i duhur për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 18 herë dhe dhuruar gjashtë asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat.


Shtuar 21.11.2021 22:19