Reagon Surroi: Libra po djegin edhe luftëtarët e ISIS
Pëlqej
Pas djegies së librit "Këmbët e gjarpërit" dhe reagimit të herëpashershëm të veteranëve të luftës së UÇK-së, ka reaguar autori i librit Veton Surroi.

"Më 11 gusht në sheshin Adem Jashari të Malishevës një grup personash që e quajnë veten ish- pjesëtarë të UÇK-së, e dogjën librin "Këmbët e gjarpërit" dhe arsyetimi ishte se libri është antikombëtar. Ndërsa, në korrik, në sheshin Al-Ouruba të Mosulit në Irak një grup personash dogjën me dhjetëra libra të marra në bibliotekën publike, duke i quajtur si libra që thërrasin për imoralitet dhe çështje antikombëtare", ka reaguar Matoshi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori