Reagon Shefqet Krasniqi: Mediat të mos shpifin
Pëlqej
Hoxhë Shefqet Krasniqi është shprehur se ndihet i irrituar për nga mënyra sesi mediat në Kosovë e kanë trajtuar personalitetin e tij.

Ai thotë se disa media vazhdojnë ta njollosin dhe të shpifin përkundrejt personit të tij.

"Sa e sa herë jam denoncuar në Emisionin tim në TV çdo të Enjte se Unë Dr. Shefqet Krasniqi as edhe një herë të vetme nuk kam komentuar në lidhje më ‘shehidllëkun’ e dikujt në Siri. Madje në këtë gënjeshtër taze të sapo fabrikuar nga Express shihet fare qartë se komenti është marrë nga një profil i shpifur i hapur në emër tim se kinse unë paskëna përgëzuar dikë për shehid në Siri. Kam deklaruar disa herë me shkrim, dhe jam lodhur duke folur, se facebook im i vetëm është të përfitojmë nga Hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi, andaj nuk bartë asnjë farë përgjegjësie për shpifësit, njollosësit e llomotitësit që hapin profile të rreme në emër tim vetëm e vetëm të degradojnë personalitetin tim. Kjo u ndodhë shpesh VIP-ve, përfshirë edhe krerë të shtetit, edhe mua në këtë rast tash e sa herë me radhë gazeteska dështake Express po tenton të njollos personalitetin tim përmes profileve të rremë, por falë Zotit nuk ia dolën dhe u garantoj se nuk do t’ia dalin kurrë ngase populli dhe vendi im e di shumë mirë se kush është Dr. Shefqet Krasniqi", ka thënë Krasniqi.

Shefqet Krasniqi shton se edhe versioni online i Koha Ditore, Koha.net ka përdorur fotografi të tijat, me disa djem, pas namazit, duke tentuar të bëjë lidhje tendecioze me personat që hetohen tashmë nga prokuroria. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori