Reagon sërish Mustafa: Sjellja e Vjosa Osmanit dhe VV-së alarm për demokracinë dhe shtetin
Kryetari i LDK-së, Isa
Mustafa, ka reaguar edhe njëherë për deklaratën e sotme të u.d të presidentit,
Vjosa Osmani, karshi zhvillimeve të djeshme në KQZ.
Me anë të një postimi në Facebook,
Mustafa ka thënë se
Vjosa Osmani është një u.d krejtë e papërgjegjshme e rolit që ajo ushtron.
Mustafa tutje ka thënë se
Osmani është pritur që të mbrojë aktgjykimin e Kushtetueses dhe institucionet e pavarura.
Në një situatë të tillë,
Mustafa ka thënë se sjellja e Osmanit dhe Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Adresimi i sontëm i znj
Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.
Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.
Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.
Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.
Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. /
Shtuar më 23/01/2021,
ora 23:31