Reagon seriali " O sa mirë" për vdekjen e aktorit
Edhe seriali " O sa mirë" ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së aktorit nga Gjakova, Art Kurti.

Nëpërmjet një postimi ata janë shprehur me dhimbje se do tu mungojë e qeshura, talenti dhe mirësia e tij.

Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në serialin “O Sa Mirë”.

Tepër i ri për të shkuar.

Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij.

Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, thuhet në postimin e tyre./albeu.com/


Shtuar më 24/04/2018, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori