Reagon Rusia pas vrasjes së Oliver Ivanoviq
Pëlqej
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një deklaratë për vrasjen e Ivanoviçit tha se Moska “dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm”.

Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çoi në rritjen e “një atmosfere terrori” dhe ringjalljen e “konfliktit ndëretnik në rajon”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë”, ka thënë shteti i Rusisë.

“Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë”. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori