Nëse bashkëshorti do ta tradhëtonte, Rudina Dembacaj nuk do të mendohej dy herë por do ti thoshte menjëherë “lamtumirë”.
Kjo është pyetja që iu bë aktores së humorit e cila shpeshherë i jep mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje në rrjetet sociale.
“Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?”, ishte pyetja që iu bë nga ndjekësit e saj dhe Rudina u përgjigj shkurt e saktë, duke vendosur këngën “Lamutmirë” të grupit, Elita 5.
Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku i thanë “po” njëri-tjetrit vitin e kaluar në një dasmë të madhe që mori sigurisht vëmendjen e medias./albeu.com