Reagon Qeveria e Kosovës për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit
Qeveria e Kosovës rikonfrimon qëndrimin kundër terrorizmit
Pas lajmit për vrasjen e kosovarit Lavdrim Muhaxheri i cili ishte i rekrutuar në ISIS, reagon edhe Qeveria e Kosovës.

Për mes një njoftimi për media thuhet se Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrimin e saj për të luftuar terrozimin. Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë karakterin multikonfesional të vendit.

"Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja", thuhet në njoftim.

I ashtuquajturi Lideri i shqiptarëve në ISIS, Lavdrim Muhaxheri është raportuar se është vrarë.

Familjarët e tij në Kaçanik patën hapur të pame.
Shtuar më 16/06/2017, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori